top of page

GG Atelier

Since 1968

Biografia

Gani Gashi u lind më 27 shkurt 1944 në Mramur të Komunës së Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale në Prishtinë në vitin 1963. Akademinë e Arteve Figurative (drejtimi i grafikës) si dhe studimet pasdiplomike i mbaroi në Prishtinë. Në vitin 1968 filloi punën në redaksinë e gazetës “Rilindja” në Prishtinë ku punoi deri më 21 shkurt 2002. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës që nga viti 1980. Tani jeton dhe vepron si artist i lirë në Prishtinë.

EKZPOZITAT PERSONALE
2003
Fushë Kosovë, Kosovë
1999
Prishtinë, Kosovë
(Kafe-galeria “Hani i dy Robertëve”)
1992 (28 Nëntor)
Zofingen, Zvicërr
1968
Prishtinë, Kosovë
1968
Kranj, Sloveni
1969
Prishtinë, Kosovë
1992
Prizren, Kosovë
(
Galeria "Rada")
1992
Kauferingt, Gjermani
(Qendra Kulturore në Kaufering)
2003
Prishtinë, Kosovë
(Kafe-galeria “Hani i dy Robertëve”)
2004
Tirana, Shqipëri 
(Galeria Kombëtare e Arteve)
2003
Gjilan, Kosovë
(Galeria e qytetit)
EKZPOZITAT KOLEKTIVE
1983
Prishtinë, Kosovë
Ekspozita Vjeshtore e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Prishtinës
1985
Prishtinë, Kosovë
Salloni i të rinjëve
1992
Augsburg, Gjermani
Galeria Schruder
1997
Prishtinë, Kosovë
Salloni i Nëntorit i SHAFK
1997
Prishtinë, Kosovë
Dardanët (Ekspozitë Figurative)
1997
Ulqin, Mali i Zi
Galeria Kulla e Balshajve
1998
Prishtinë, Kosovë
Salloni i Nëntorit i SHAFK
1997
Prishtinë, Kosovë
Dardanët (Ekspozitë Humanitare)
1999
Prishtinë, Kosovë
Salloni i Nëntorit i SHAFK
2000
Prishtinë, Kosovë
Dardanët (Galeria Koha)
2000
Prishtinë, Kosovë
Salloni i Nëntorit
2001
Prishtinë, Kosovë
Salloni i Nëntorit 
2001
Prishtinë, Kosovë
Ekspozitë shitëse me destinim humanitar
2002
Prishtinë, Kosovë
Salloni i Nëntorit i SHAFK
2002
Prishtinë, Kosovë
("Portreti" - Galeria Kombëtare)
2004
Prishtinë, Kosovë
(Bienali ndërkombëtar i vizatimit - SHAFK - Galeria e Arteve të Kosovës)
2003
Prishtinë, Kosovë
(Lidhja Shqiptare e Prizrenit -
125 Vjetori - Galeria e Arteve të Kosovës)
2003
Prishtinë, Kosovë
(Salloni I Nëntorit i SHAFK - Muzeu i Kosovës)
2005
Prishtinë, Kosovë
(Ekspozita pranverore e SHAFK- Muzeu i Kosovës)
2004
Prishtinë, Kosovë
(Salloni i Nëntorit i SHAFK)
2004
Prishtinë, Kosovë
(Salloni pranveror i SHAFK-Muzeu i Kosovës)
2005
Prishtinë, Kosovë
(Salloni i Nëntorit i SHAFK - Galeria Kombëtare e Arteve)
2006
Prishtinë, Kosovë
(Ekspozita pranverore e SHAFK - Muzeu i Kosovës)
2006
Prishtinë, Kosovë
(Salloni i Nëntorit i SHAFK - Galeria Kombëtare e Arteve)
2007
Prishtinë, Kosovë
(Ekspozita pranverore e SHAFK - Muzeu i Kosovës)
2007
Prishtinë, Kosovë
(Ekspozita "Çmimi Muslim Mulliqi" - Galeria Kombëtare e Arteve)
2007
Prishtinë, Kosovë
(Salloni i Nëntorit i SHAFK - Galeria Kombëtare e Arteve)
Filozofia

Shpeshherë kam hyrë në Atelienë e Gani Gashit… Edhe kur vjeshta ngjyroste gjethet, edhe kur era frynte egër. Në atelienë e piktorit G.G. nuk kishte asnjë pasqyrë. Vetëm piktura të lëvarura nëpër muret e bardha ngjyrë akulli. E kam parë piktorin G.G. të lodhur dhe të verdhë në fytyrë. I kam shikuar edhe pikturat një nga një… I kam lexuar në mënyrën time sikur të ishin libra ku flet secila ngjyrë. E kam zbuluar një botë krejt tjetër siç nuk e kisha parë kurrë. I kam shikuar edhe me sy të mbyllur… I kam fërkuar edhe duart. Interesant, kam dëgjuar edhe një muzikë + dialogun dhe monologun e ngjyrave. E kam pyetur veten: A është e mundur” E kam ndier zërin e brenshëm: Po. Po. Ngjyrat flasin edhe me dhembje. Ky është arti që me pak thotë shumë. Edhe kolazhi ka formë moderne. Thellësi magjike kanë edhe peizazhet. Shihet një përmbysje e imitimit duke u plotësuar me një imagjinatë të re. Edhe uji, po edhe guri i lidhur flet.

 

Secila pikturë me tjetrën kanë një kompozicion shumëdimensional dhe shprehje semantike universale. Edhe në vija të holla, edhe në vija të trasha, çdo pikturë e këtij artisti mund të lexohet si metaforë kozmike. E kjo nuk është pak. Herë-herë ngjyrat janë lirike, herë-herë edhe shqetësuese e me dramë përbrenda, herë-herë të ftohta. Edhe ngjyra e kaltër e fortë krijon tension. Edhe ngjyra e bardhë dhe e zezë sugjerojnë imazhe poetike. Thash: Është një artist i përveçëm. Që vazhdimisht po gjurmon një GJUHË TË RE artistike me një thyerje të fortë të shprehjes moderne dhe universale. Gani Gashi është piktor i figurës dhe i metaforës. Me një gjuhë jo të zakonshme të ngjyrave ka krijuar një pavarësi estetike. Një gjuhë që e përtërin vetveten. Edhe imazhet poetike i ka të veçanta. Vazhdimisht ndjek aventurat e artit modern, duke ngulmuar të sjellë shprehje të reja semantike si dhe sinjale filozofike me një strukturë të brendshme, vokacion të fortë dhe harmoni poetike.

 

Me veprat e tij, ky artist aplikon në artin e sotëm larminë e teknikave moderne, botën e veçantë, qoftë nëpërmjet formave gjeometrike ose shprehjeve abstrakte. Lirshëm mund të thuhet: ka shkuar me larg se mësuesit e tij të dikurshëm që në fillim kishin bërë një ndikim deri në shlirim të mëvetësishëm të shprehjes.

Punimet
bottom of page